Princi Harry ka ende shumë për të rrëfyer për jetën e tij dhe Familjen Mbretërore saqë nuk është mjaftuar me intervistat që ka dhënë këtë vit. Ai ka shkruar në fshehtësi një libër autobiografik me ndihmën e gazetarit të njohur, John Joseph Moehringer i cili pritet të ‘trondisë’ Pallatin Mbretëror. Pritet që në këtë libëe Harry të rrëfejë aventurat, humbjet dhe mësimet e tij të jetës. Ende nuk dihet titulli i librit, por pritet të botohet në fund të vitit 2022 dhe marrëveshja me shtëpinë botuese Penguin Random House kap vlerën e 20 milionë dollarëve. Kjo shifër nuk është konfirmuar ende, por mediat ndërkombëtare shkruajnë se Harry do t’i dhurojë të ardhurat për bamirësi.

Përmbajtja e saktë e librit aktualisht është e paqartë, por mund të hedhë dritë se pse ai dhe gruaja e tij, Meghan Markle u larguan nga Familja Mbretërore për të jetuar në SHBA. Që të dy kanë qenë në konflikt me Familjen Mbretërore, me tensionet që arritën kulmin pas intervistës me Oprah Winfrey në mars.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here