Ka kërcënuar me jetë nja nga tanët, ‘do të të pres gjuhën’, mos më hiqni audion –

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe të Sanksioneve ka denoncuar gjatë seancës së ditës së sotme se vëzhguesja e Partisë Socialiste Joana Melëngu ka kërcënuar vëzhguesin e Partisë Demokratike, pa thënë emrin e këtij të fundit.

Marash Logu: Sot dhe ditën e djeshme në tavolinën e numërimit shtetasja Joana Melëngu vëzhguese e PS-së, kryetare e njësisë administrative nr.2 në Berat ka kërcënuar një vëzhgues të PD. Do ta shohësh kur të dalësh jashtë, do ta pres gjuhën, i ka thënë Melëngu. Joana Melëngu, është e njëjta që më 20 prill 2021 u kap në flagrancë duke ndarë ndihma ushqimore në këmbim të votës. Me paturpësi, në shkelje flagrante të ligjit, shantazhon e kërcënon një vëzhgues të PD. A e kuptoni zotërinj çfarë po ndodh këtu? Këtu në Komisionin Qendro të Zgjedhjeve në sy të të gjithë shqiptarëve ka njerëz që kërcënojnë me jetë përfaqësuesit e Partisë Demokratike…

Elvis Cefa: Zoti Logu faleminderit

Marash Logu: Ju zotëri po të ishit  të ndershëm do të ndërprisnit këtë seancë dhe do të merrnit masa. Aty u kërcënua vëzhguesi. Kjo është skenë krimi, skenë krimi, e kuptoni se ccfarë po ndodh sot. Rat i rëndë Joana Melëngu ka kërcënuar me jetë vëzhguesit e PD-së, është e njëjta që shpërndante ndihma. Ne nuk kemi frikë do t’i themi këto fakte me zë.

Koli Bele: Bobobo…Zoti Logu nëse…

Marash Logu: Kjo ka ndodhur para syve të të gjithë shqiptarëve.

Elvis Cefa:Ju e përsëritët tre herë fjalën…

Marash Logu: Mos ma hiqni audion

Koli Bele: Qetësohu

Marash Logu: Nuk qetësohem dot, është kërcënuar jeta e një qytetari e një vëzhguesi.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *