Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka folur mbrëmjen e kësaj të hëne për statistikat e deritanishme të numërimit të votave.

Fevziu tha se PS-ja dhe PD-ja kanë një rritje të votave, ndërkohë që LSI-ja sipas tij ka një goditje të jashtëzakonshme.

“Në thelb është kush do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme dhe kush do të jetë opozita shqiptare e 4 viteve të ardhshme. Këtu një gjë është që nuk ndërron.

Ka një goditje të jashtëzakonshme të LSI-së. PS-ja duket që ka rritje në votat e veta, PD-ja ka rritje por edhe PS-ja ka rritje. Ndërkohë rënie ka LSI-ja”, u shpreh gazetari.

Më tej Fevziu theksoi se Exit Poll-et janë një dështim dhe nuk ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here