Ka sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri





Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se sot se ka sinjale që varianti Delta i COVID të ketë mbërritur në Shqipëri.

Manastiliu bëri me dije se një seri mostrash do të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme.

Manastirliu: Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri.

Ndërkohë, para pak ditësh Ora News raporti për dy raste në Gjirokastër të dyshuar si rastet e para në vend me këtë variant të Covid-19, por ISHP e mohoi një gjë të tillë.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *