Kadilli ‘nuk i ndahet’ Bashës, insiston për debat publik: Është i sfiduar! S’kemi pse ti fshehim të vërtetat tona

Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. Në takimin i cili zgjati 3 orë, Kryesia mundi të përzgjidhte 4 nga 9 kandidaturat në garën për kryetar të PD-së.

Në një deklaratë për mediet, Fatbardh Kadilli ka insistuar në zhvillimin e një debati publik me Lulzim Bashën, duke shtuar se të vërtetat do ti ballafaqojnë në sytë e publikut.

Më tej, Kadilli theksoi se vetëm një nga 5 kërkesat e tij është pranuar nga Kryesia.

“Kërkesa që unë paraqita sot, nga 5 kërkesat u miratua vetëm e para, sepse unë kërkova që të jetë e gjithë lista e miratuar. 4 pikat e tjera, pjesa e administrative, e ngritjes së administratës dhe pjesa e listave nuk gjeti debat. Çështja më kryesore që unë vazhdoj të këmbëngul dhe është çështje politike dhe që do i shërbente Partisë Demokratike, do ishte çështja e një debate.

Propozova në mënyrë këmbëngulëse që të kishte debat, që anëtarësia të ketë mundësi që të dëgjoj të 4 kandidatët në një debat të hapur. Do ishte një lehtësi për kandidatët, për vetë anëtarësinë dhe balancim mes forcave që kanë tre kandidatët që janë jashtë dhe kandidatët që janë në zyrë. Lulzim Basha është i sfiduar nga unë personalisht për të dalë në një debat publik. Nëse ne do kishim sot do kishim një debat publik për të vërtetat e PD, do kishim një kryetar që do fillonte që sot të ngrinte opozitën e re.

Sdo fillojmë tja propozojmë veten para zgjedhjeve por që sot. Nuk ka një gjë që shqetëson Pd dhe nuk shqetëson qytetarët. Skemi pse të fshehim asgjë të vërtetat tona duhet ti ballafaqojmë në sytë e publikut”, tha ai.

Kujtojmë se, Kërkesat e Kadillit bërë Kryesisë së PS-së janë:

Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë,
Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë;
Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit;
Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë;
Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *