Kam frikë se… –

A.M., vrarësi i dënuar në Shqipëri ka kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar pasi ka frikë nga gjakmarrja nëse dërgohet pas në vendlindje. Ai vrau në sy të vajzës 8-vjeçare një grua.

Në Shqipëri, përveç dënimit me 15 vjet për vrasje, ai është burgosur për dy vjet për vjedhje dhe 16 muaj për një vepër tjetër penale që ende nuk dihet.

Vrasësi, të cilit i është dhënë anonimati nga gjykata, ishte midis 69 shqiptarëve që kanë qenë në gjendje të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një “ngërçi” ligjor. Anija e tyre u pikas në kohë, por Policia nuk i prangoste dot pasi ende nuk kishin shkelur në tokën Britanike – një kriter kyç sipas ligjeve britanike.

Dy ditë pasi kishte mbërritur në Shqipëri, vrasësi shqiptar paraqiti një kërkesë për azil. 42-vjeçari pretendoi se ishte trafikuar në Greqi si adoleshent dhe ishte rrahur dhe detyruar të punonte atje. Shqiptari gjithashtu pretendoi se ai ishte viktimë e torturave dhe se ishte rrahur nga Policia greke e kishte rrahur në burg.

 

 

 

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *