Kam marrë kërcënime, prindërit e nxënësve –

Konkurrentja e Për’Puthen +40, Gliberta zbuloi dje për herë të parë arsyen e ftohjes me Ilirin. Ajo tha se disa kohë më parë ishte kërcënuar në rrjetet sociale nga Adresa e Ish-konkurrentit Naumi, i cili e akuzonte ndër të tjera Gilbertën për një lidhje jashtë emisionit me Ilirin.

“Kam marrë kërcënime nga adresa e Naumit. Thoshte që ishte adresë false por nuk ishte adresë fallco. Kur u përjashtua nga emisioni kishte nxjerrë një status ku shkruante se unë me Ilirin kemi pasur një lidhje intime jashtë emisionit dhe këtë e kanë deklaruar Çimi dhe Luljeta. Më kanë qëndruar pranë Çimi dhe Samiu atë natë më ka ardhur kërcënimi dhe thoshte “shihe ç’do të bëj unë tani” dhe jam ndjerë keq se ishte diçka e ulët, prej adoleshentësh, por në moshën tonë të rëndon.

Unë jam mësuese, kam nxënës dhe nuk është normale që të shantazhojë. Nuk mund t’i lejojë tjetrit të flasë për mua, të vërteta apo jo. Prindërit e nxënësve nuk u ndikuan se më njohin, nuk më pëlqejnë këto shantazhe. Iliri nuk më qëndroi pranë dhe në atë moment zgjodha të mos dal më me të. Më acaron, nuk e dua më përballë”, tha Gilberta.

 

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *