Performanca e 15-vjeçarit shqiptar në The Voice Kids ka ngritur në këmbë gjithë publikun gjerman.

Sefidin Xhemaj, i lindur dhe rritur në Austri arriti deri në gjysmëfinale. Ai ishte i ftuar sot në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, ku tha se gjatë gjithë këngës ishte me sytë mbyllur, në mënyrë që të përqendrohej te zëri dhe emocionet.

“Sytë e mbyllur i kam pasur deri në fund. Kam pasur në mendje zërin tim dhe këngën”, rrëfeu 15-vjeçari.

Ndërsa, nëna e djalit, Mirnete Xhemaj u shpreh: “Kemi qenë shumë të emocionuar dhe shumë krenarë të shihnim djalin tonë në një skenë aq të madhe”.

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here