Kancelarja Angela Merkel ka folur sot për herë të fundit para deputetëve në samitim e BE-së.  Rreth katër herë në vit jeprt deklarata qeveritare përpara Bundestagut dhe gjithsej ajo ka mbajtur 64 fjalime të tilla. Por ky është i fundit, pasi Merkel nuk rikandidon në shtator dhe as nuk do të jetë më pjesë e parlamentit të ri.

Nesër nis sezoni i pushimeve të verës dhe sipas “DW” ndoshta Merkel pas zgjedhjeve do të vazhdojë të ushtrojë funksionet në formë komisare, por në rrethana të tilla deklaratat qeveritare janë të pazakonta. Merkel gjatë gjithë këtyre viteve ka dhënë deklarata për financat, politikën e Euros, mbrojtjen e klimës, shkëputjen nga energjia bërthamore, për Brexit-in, politikën ndaj refugjatëve.

Merkel vlerësoi përparimin me vaksinimet dhe situatën aktuale me numrin e ulët të infeksioneve, por u shpreh se “pandemia ende nuk ka marrë fund e aq më keq në vendet më të varfëra të botës. Por edhe nenë Gjermani e në Europë vazhdojmë të lëvizim në një terren të brishtë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Veçanërisht variantet e reja që po shfaqen të virusit si ai Delta na paralajmërojmë të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.”

Një refuzim të prerë jep Merkel lidhur me diskutimet, kryesisht në SHBA, për zbutjen pjesërisht të mbrojtjes së patentimit për vaksinat. Zhvillimi i mëtejshëm i vaksinave do të arrihet, vetëm nëse ruhet e drejta për mbrojtjen e pasurisë intelektuale.

Edhe arenat ndërkombëtare të luftës do të jenë temë në Bruksel, e për këtë arsye fjalimi i Merkelit merr një notë si një amanet i saj. “BE-ja duhet më në të fund të japë një përgjigje të përbashkët ndaj “kërcënimeve hibride” nga Rusia, Kina dhe Turqia. Përndjekja e opozitarëve në Rusi, politika e disinformimit në të gjithë botën: Ndaj këtyre duhet një përgjigje e qartë, sipas Merkelit, sepse “ngjarjet e muajve të fundit, e jo vetëm në Gjermani, kanë treguar qartë, që nuk mjafton kur ne reagojmë të pakoordinuar ndaj provokimeve ruse. Vetëm kështu ne do të mësojmë t’i kundërpërgjigjemi sulmeve hibride nga Rusia.” Më e përqendruar se herë të tjera duket Merkel, fjalimi i saj është dukshëm më i shkurtër dhe më konçiz se zakonisht.

Burimi: DW

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here