Rezultate vërtet befasuese kanë pasur zgjedhjet e 25 prillit, ku shumë prej figurave më të vjetratë partive politike nuk kanë mundur të sigurojnë dot mandatin për në Parlamentin e ardhshëm.Por ka pasur dhe nga ata kandidatë nga partitë e vogla të cilët kanë marrë vetëm nga një votë.

Kështu ka ndodhur dhe me ish-missin Silvana Bushati e cila kandidoi për deputete nën logon e ABEOK (Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët), e drejtuar nga Kujtim Gjuzit në qarkun e Shkodrës, por ka marrë vetëm 1 votë.

Nuk dihet nëse ka qenë vetë që ka vendosur kryqin mbi emrin e saj.

Në qarkun e Shkodrës renditet me një votë edhe Shtjefen Staku dhe Altin Gjeloshaj.

Ndërsa shifrën më të lartë, 19 vota e ka arritur Hilmi Plava, nga partia që drejtohet nga Kujtim Gjuzi, i cili edhe vetë ka marrë një rezultat zhgënjyes në këto zgjedhje.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here