Kanye West u përlot në skenë në lançimin e albumit të tij të ri pasi këndoi një këngë në lidhje me divorcin e tij nga Kim Kardashian. Kënga e tij e re “Welcome to my life” flet rreth dy viteve të tij të vështira, të cilat përfshijnë ndarjen e tij nga ylli i KUWTK, kaosit në llogarinë e tij të Twitter dhe përpjekjen e tij të dështuar për t’u bërë Presidenti i SHBA. Në këngë, ai krahason shtëpinë e tij dhe Kim në Calabasas, me burgun. 44 vjeçari thotë në tekst: “Thuaju atentatorëve që unë shpëtova nga Calabasas.”

Një burim i ka thënë “The Sun” : “Është një këngë shumë e thellë, e trishtuar për Kanye, me të cilin reflekton për martesën e tij me Kim. Ai flet për fëmijët dhe e përmend që ajo merr gjithçka. Pasi këndoi këtë këngë, ai ndaloi për dy minuta dhe qau. Ishte vërtet e trishtë”.

Kanye organizoi festën për albumin e tij të dhjetë, “Donda” – i quajtur kështu në nder të nënës së tij të ndjerë. Ai pritet të dalë në treg të premten.

Kanye e përshkroi veten si një i krishterë i rilindur në vitin 2019. Të ftuarve për të dëgjuar albumin iu dërguan ftesat vetëm disa orë para festës. Të pranishmit u detyruan të vendosnin telefonat e tyre në qese në mënyrë që të mos mund të regjistronin këngët. Albumi përmban gjithashtu fragmente nga nëna e tij, e cila vdiq në vitin 2007, në moshën 58 vjeç. Kanye ka treguar më parë për depresionin e tij pas vde.kjes së saj. “Donda” është punimi i tij i parë që kur Kim, bëri kërkesë për divorc në shkurt.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here