Kaos dhe bri.tma në Kapshticë, ç’po ndodh aty? Vjen lajmi i rëndë

0
746

Sërish kaos në pikën kufitare të Kapshticës, ku më shumë se 50 persona nuk lejohet të kalojnë, ndërsa sipas udhëtarëve shkak mbetet plotësimi i formularit.

“Po rrimë këtu në doganën tonë, nuk na lejojnë të kalojmë. Tamponin e kemi bërë, kartat i kemi. Kemi marrë lek borxh për të bërë tampomin. Të na zgjidhet kjo e drejtë” shprehet qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar thotë se që prej orës 11 të natës është nisur nga Pogradeci dhe ndodhet ende ne pritje në pikën kufitare. Ai shprehet se do të vijojnë të presin dhe nuk kthehen mbrapa.

“Kemi bërë aplikimin, paguam lekët për regjistrimin ndërsa tani na thonë se nuk është ky që duhet. Tani po na digjet edhe tamponi, 200 euro na ikën, nuk po na lejojnë të kalojmë. Shefi i doganës e ka vendosur këtë” thotë qytetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here