Karriera e gjyqtares Enkeleda Kapedani, nga “Miss Shqipëria” tek ngritja në detyrë në 2020

Disa video të publikuara në TikTok kanë vënë në rrezik karrierrën e kryegjyqtares së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila përdori ambientet e zyrës dhe institucioneve të drejtësiës për të realizuar videot.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e një hetimi disiplinor për kryegjyqtaren në detyrë, e cila do të vijojë të firmosë vendime në emër të Republikës, derisa ky hetim të përfundojë.

Kujtojmë se Enkeleda Kapedani ka marrë pjesë në “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003,dhe më pas ajo vendosi të studionte për drejtësi.

Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë.

Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit ku punon edhe aktualisht.

Përgjatë këtyre viteve, emri i Kapedanit bëri bujë në media kur firmosi lirimin me kusht të Viktor Imerit, e bandës së Gaxhait, por asokohe nuk pati reagime të forta institucionale, raporton BW.

Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, zonja Kapedani u ngrit në detyrë. Në shtator 2020, mbledhja e gjyqtareve e zgjodhi nënkryetare në detyrë.

Ajo pret të kalojë në filtrin e trefishtë të kontrollit, ndryshe testin e Vettingut, ku do ti nënshtrohet kontrollit të pasurisë, figurës morale dhe aftësive profesionale.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *