Katastrofa e përmbytjeve në Gjermani dhe Belgjikë, rritet bilanci i jetëve të humbura





Bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Gjermani dhe Belgjikë është rritur sërish. Sipas mediave të huaja numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 180. Numri i të zhdukurve vazhdon të jetë akoma i lartë, që do të thotë se numri i viktimave mund të rritet sërish. BBC shkruan se 156 është numri i viktimave në Gjermani, ndërkohë 24 në Belgjikë. Tashmë që uji ka filluar të tërhiqet po shikohen dëmet reale të kësaj katastrofe, ndërkohë që ekipet e emergjencave vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur.
Liderët europianë fajësojnë ndryshimet klimatike për këtë katastrofë.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë prekur edhe Zvicrën, Luksenburgun dhe Holandën. Ekspertët e mjedisit shprehen se ngrohja globale bën që shirat të bien në sasi më të larta.

Toka është pothuajse 1.2 gradë Celsius më e ngrohë që nga koha e zhvillimit industrial. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *