Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka qenë dje e ftuar në emisionin “Rudina” për të folur për këngën e saj më të re “Versioni im”.

Teksa po fliste për këtë projekt gjatë intervistës me Rudina Magjistarin, Malaj u pyet edhe për mënyrën se si Klevi e ka pritur atë.

Mirëpo, pavarësisht këmbënguljes së Rudinës për të marrë një përgjigje, Soni e shmangu atë.

Ajo jepte përgjigje në lidhje me familjen e saj, por jo për të fejuarin, duke bërë që të gjithë të aludojnë se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre pas plot 6 vitesh.

Këngëtarja u shpreh se nuk dëshironte të fliste për jetën e saj private, por vetëm për këngën e saj.

Soni dhe Klevi u përpoqën që ta mbanin të fshehtë lidhjen në fillimet e tyre. Fotot e para të çiftit të shkrepura nga paparazzi i “Panorama Plus”, ishin në sallën e “Universitetit të Arteve”, ku ndodheshin bashkë për të ndjekur aktorin Gazmend Paja në monodramën “Legjenda e Pianistit”.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes dyshes që çoi edhe në prishjen e planeve për të ardhmen, siç ishte krijimi i një familjeje të konsoliduar dhe tradicionale, siç vetë këngëtarja ka rrëfyer.

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here