Categories: Uncategorized

KE: Shqipëria i përmbushi kushtet, gati për Konferencën e parë Ndërqeveritare

Komisioni Europian publikoi progres-raporin vjetor për Shqipërinë.Në dokumentin prej 125 faqesh Komisioni, duke analizuar të gjitha kushtet e vendosura për vendin tonë, në mënyrë që të zhvillohet Konferena e parë ndërqeveritare, del në përfundimin se ato jane permbusur, përjashtuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shqipëria po bën përparim për të ringritur Gjykatën Kushtetuese dhe ka emëruar tre anëtarë të rinj. Kjo siguron bazën që Gjykata Kushtetuese të rimarrë funksionalitetin – një kusht për Konferencën e Parë Ndërqeveritare që duhet përmbushur – dhe të rrisë besimin e publikut.

Ngritja e strukturave të reja për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, si SPAK e BKH janë vlerësuar si hap i suksesshëm në luftën kundër këtyre fenomeneve, ndërsa rëndësi në raport i kushtohet dhe procesit të vettingut.

Rivlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përparuar në mënyrë të vazhdueshme, duke vazhduar të prodhojë rezultate të prekshme, duke përmbushur kushtin Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Duke u ndalur tek Reforma Zgjedhore, progres-raporti vlerëson marrëveshjen e 5 Qershorit, ndërsa ndryshimet Kushtetuese të miratuara më 30 korrik, i cilëson si jo të lidhura me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan nga Parlamenti në 23 korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit 2020 duke përmbushur kështu kushtin për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Përveç kësaj, Parlamenti miratoi në 30 korrik disa ndryshime në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor.

Këto ndryshime që nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODHIR dhe që sollën ndryshime të mëtejshme në kodin zgjedhor, u diskutuan midis partive në Këshillin Politik, por pa arritur një kompromis para se Parlamenti t’i votojë ato në 5 Tetor. Pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes së arritur në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, veçanërisht për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj.

Tashmë pritet që Raporti i Progresit, ti dorëzohet të gjithë vendeve anëtare dhe do të jenë këto të fundit që do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me Konferencën e parë ndërqeveritare.

/RDA News

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

2 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

2 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

2 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

2 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

2 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

2 days ago