Këndonte këngën e mafies në videot Tik Tok, Don Xhoni i çon ‘mesazh’ kryegjyqtares –

Emri më i lakuar i ketyre 48 oreve ka qene ai i Enkeleda Kapedanit, kryetares së Gjykatës të Elbasanit.

Në rrjetet sociale qarkulluan disa video të saj, të cilat ajo vetë i kishte publikuar në TikTok dhe i kishte realizuar gjatë orarit të punës.

Ndërkohë në njërën prej videove, Enkeleda Kapedani, shfaqet duke dëgjuar këngën “Maffia” të reperit të njohur Don Xhoni. Si për ironi, një person që duhet të gjykojë mbi bandat mafioze dëgjon një këngë të tillë, ndaj kjo video është bërë virale kudo.

Kështu, pas gjithë këtyre lajmeve ka reaguar edhe Don Xhoni. Ai ka publikuar një video të gjyqatres Kapedani, shoqëruar me një emoji që mendohet. Më pas reperi ka publikuar një video të tij dhe përkrah saj ka shkruar: “Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *