Kënga e re e Alban Ramosajt është vërtetë këngë shpirti





Pasi fitoi “Kënga Magjike”, Alban Ramosaj tregoi në rrjetet sociale se ka udhëtuar drejt Turqisë, duke paralajmëruar surpriza. Dhe duket se këto surpriza qenkan goxha të mëdha pasi artisti nuk ka shkuar për pushime në shtetin turk, por për të punuar dhe për të qëndruar për një periudhë kohore të gjatë. “Turqia po bëhet Spanja ime e re!”-u shpreh ai. Tashmë, pas shumë kërkesave nga ndjekësit Albani ka sjellë këngën e parë pas festivalit.

“Shpirto” mban titullin ky projekt që duket të jetë me të vërtetë këngë shpirti. Kënga është ritmike verore, kombinim i zhanreve Pop dhe RnB. Muzika është realizuar nga vetë Albani, ndërsa tekstin e ka shkruar në bashkëpunim me reperin Elinel. Në videon muzikore, këngëtari vjen me një performancë mjaft të veçantë, duke u shfaqur herë në një varkë e herë duke kalëruar, duke i dhënë klipit stil “country”. Edhe këtë herë ai nuk i është larguar natyrës së “Thikat e mia”. Teksti flet për një dashuri të dhuruar që nuk është marrë në këmbim dhe Albani vjen sërish “zemërthyer”. Muzika ritmike që të bën të vallëzosh, ndërthuret me tekstin e dhimbshëm dhe interpretimin që duket sikur zbarkon gjithë mllefin nga shpirti.

Albani goditi sërish në shenjë!

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *