Kënga e re e Capital T, me protagoniste Nevina Shtyllën, është thjesht lezeti i kësaj vere!





Ashtu siç kishte paralajmëruar, Capital T ka publikuar ditën e sotme këngën e re, e cila ka ardhur si një buzëqeshje për gjithë ndjekësit e tij, sikurse ka edhe titullin. Një këngë verore, plot ngjyra dhe me një tekst fiksues- “Buzëqeshje” është padyshim lezeti i hiteve të kësaj vere. Muzika është realizuar nga BO Beatz dhe Ditty Beatz, kurse për miksimin është kujdesur producenti Rzon. Videoklipi është tejet i bukur dhe siç mund ta dini protagoniste e tij është moderatorja Nevina Shtylla.

Kjo është kënga e dytë e Capital t për këtë sezon. Një muaj më parë ai solli bashkëpunimin me Kidda, të titulluar “Magji”, që u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron mbi 10 milionë klikime. Deri në fund të verës nuk e dimë çfarë ka rezervuar artisti, por shpresojmë të vijë me këngë të tjera.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *