Në albumin e saj të fundit, këngëtarja Elvana gjata ka dhe një këngë me motrën e saj Migena e cila gjithashtu është një këngëtare. Ky album është një bashkëpunim me kantautorin Pirro Çako.

Të ftuar në emisionin “Soire” ata kanë zbuluar të dy se kjo këngë e cila titullohet “ Vendi im” ka pas një histori shumë të bukur dhe shumë vjeçare.

“Kjo këngë ka një histori 30-vjeçare. Notat e para, strofën e parë e kam hedhur para shumë vitesh, kur nuk jetoja në Shqipëri, por jetoja në Paris dhe në ato momente jetoja afër aeroportit. Ajo ishte periudha që mua më preku shumë. I shihja avionët teksa uleshin dhe ngriheshin kaq lehtë dhe unë nuk e kisha këtë mundësi që të takoja prindërit. Më merrte malli, sigurisht edhe për miqtë dhe të afërmit. Këtu nisi. Pas shumë vitesh kur unë humba babain, fillova të mendoja që t’i dedikoja diçka. Kisha shumë dëshirë. Këto 3 vite jam munduar shumë që të gjeja diçka, që unë të ndihem krenar për atë dedikim. Me thënë të drejtën nuk e kam gjetur dot akoma dhe shpresoj që ta gjej një ditë. Kjo këngë (“Vendi im”) brenda ka dhe një pjesë për atë, sepse sa herë që unë e pyesja, sidomos pas viteve ’90 kur gjërat ndryshuan dhe ai ishte një artist që sapo kishte dalë në pension, të vjen keq që qëlloi të jetosh këtu, por ai më thoshte që jo, jam krenar që jam artist i këtij vendi. Më mbeti kjo gjë në kokë. Kjo ishte një nga arsyet që më shtyu që unë të kthehesha në Shqipëri, sepse kisha nevojë që të kisha kontakt me të dhe t’i jepja një shtysë karrierës time që ai të ndihej krenar që kishte një vazhdues.

Kjo këngë (“Vendi im”) i dedikohet edhe atij, sepse unë e rikompozova. Mora atë strofë që ishte shkruar vite më parë dhe i dedikohej prindërve, malli për vendin tim. Në këtë moment e dëgjon Elvana. Ky është momenti që i them që kam shkruar diçka për babain tim në vazhdën e albumit, pa patur lidhje fare. Kjo e dëgjon këngën dhe thotë sa e bukur që është. Me kalimin e kohës zbulova që Elvana kishte dëshirë që ishte pjesë e kësaj kënge. Dhe më hodhi idenë që kishte ndërmend të bënte diçka me motrën, sepse e ajo kishte një histori të ngjashme”, është shprehur Pirro Çako.

Elvana Gjata përfundoi duke thënë se në fakt është një nder i madh për të dhe motrën e saj, Migena Gjata të këndojë këtë këngë./Living.al



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here