Këngëtari shqiptar jep lajmin e bukur: Do bëhen baba për herë të parë, do e rris si na mëson Allahu

0
29

This post has already been read 18 times!

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Në një intervistë për emisionin Prive, reperi emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, rrëfeu se lajmi për shtatzëninë e gruas e gëzoi atë jashtë mase.

Përkundër faktit që e dinte gjininë e fëmijës, Gold AG preferoi ta mbajë atë për vete, për të qëndruar larg s yrit të keq.

“Së pari kam pasur të di a është fëmija shëndosh, kur e kam parë që është shëndosh kam pasur qejf ta di gjininë, por nuk kam pasur qejf të bëj diçka të madhe, të them ‘që lloi kështu apo q ëlloi ashtu’, por nuk desha ta bëj publike, kisha pasur qejf ta mbaj për vete, për arsye që çdo kush që më do e di që gëzohet, por nuk gëzohet çdo kush që më njeh”, ka rrëfyer reperi.

Gold AG dhe Ermira kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë pandemisë, teksa situata e krijuar nga COVID-19 ua pamundësoi që martesën ta zhvillojnë ashtu siç kishin planifikuar.

“Sa i përket martesës, nuk është që e kam menduar që do të bëhet pandemia. Planet për martesë janë bërë më herët para se me ndodhë pandemia, por kjo ndodhi për krejt dhe unë mendoja që mos po kalon. Sepse në fillim unë mendoja ndoshta është 2-3 javë ose një muaj dhe kalon”, ka theksuar më tej reperi.

Gold AG gjithashtu ka theksuar se si një mysliman i devotshëm, fëmijën do ta rrisë me parimet e fesë.

Gold AG - KILI MILI (Official Video) - YouTube

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here