Nëse keni bërë plane për plazh gjatë muajit maj, duhet të shihni më parë parashikimin e bërë nga meteorologia Adiola Bani. Kjo e fundit ka thënë se në 2-javëshin e parë pritet të ketë reshje shiu ndërsa temperaturat do të jenë të larta.

Sipas Bamit dita e sotme do të ketë temperatura që shkojnë deri në 29 gradë celsius, ndërsa në fillimin e javës së ardhshme do të ketë një freskim të lehtë të motit.

 “Do të kemi temperatura të qershorit, që shkojnë deri në 29 gradë celsius. Sot në mesditë temperaturat do të mbeten në të njëjtën vlerë, nesër do të kemi një rënie me deri në 2 gradë.

Në fillim të javës do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave, sa i takon kushteve atmosferike, mbetemi me mot të kthjellët deri pas mesditës, do të ketë reshje të izoluara në pjesën e pasdites.

Edhe dita e nesërme mbetet me mot të kthjellët paradite, pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu të papërfillishme, në disa zona të izoluara. Gjatë gjithë muajit Maj, presim temperatura normale për stinën, me përjashtim të një zagushie në ditët e para.

Pritet temperatura 1-2 gradë më të larta se normalja e muajit. Do të kemi reshje të lokalizuara gjatë dy javëshit të parë të muajit Maj”, tha Bani.

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here