Ilir Meta ka reaguar pasi kandidati për deputët Andi Turhanaj, u kërcënua sepse denoncoi vjedhjen e votave te tij ne 25 prill.

Kreu i shtetit kërkon që policia të mbrojë ata që denoncojnë krimet zgjedhor.

Ndërsa bën apel që rinumërohet edhe vota e fundit e shqiptarëve.

“Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!

Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! 🇦🇱”

CFARE DENONCOI ANDI TURHANAJ

Kandidati për deputet i Partisë Aleanca Demokracia e Re, drejtuar nga Myslim Murrizi, i është drejtuar Policisë së Fierit me një kallëzim penal pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Andi Turhanajn, kandidati i cili thotë se ka marrë kërcënime pas pretendimeve që ai ngriti se votat për tëjanë manipuluar.

Duke folur për mediat, Andi Turhanaj ka deklaruar se mesditën e së enjtes, 29 prill, kanë qenë dy persona të panjohur që i kanë shkuar pranë shtëpisë së tij dhe e kanë kërcënuar.

“Pas numërimit të votave pashë që shumë vota tonat kishin dalë abstenim. E shpreha në shumë vende që kësaj gjëje unë do i shkoj deri në fund se isha i bindur te votat që kisha e njerëzit që më mbështesin.

Kur po futesha nga hyrja nga mbrapa e pallatit më vijnë dy djem. Njëri ishte me një çantë e rrinte mbrapa e tjetri mu afrua në fytyrë e më thotë “hiq dorë se do të zhdukim”.

Pas kësaj fjale më thanë filluan dhe me ofendime banale. Kur u futa në tunelin e pallatit tentova të kthej kokën. Më thanë “kokën drejt” e filluan prapë duke më sharë“, ka deklaruar për mediat kandidati për deputet.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here