‘Kërcet’ grushti mes shqiptarëve në avion, vjehrri dhe dhëndri rrihen me njëri tjetrin –

Në një aeroplan të mërgimtarëve që po vinte për në Kosovë ka ndodhur një rrahje.

Kështu ka treguar një lexues i Gazetës Metro që e ka dërguar edhe një video ku shihet qartë një rrahje midis dy personave në një aeroplan.

Sipas këtij lexuesi, personat e përfshirë në këtë rrahje ishin familjarë mes vete, më saktësisht rrahja ka ndodhur midis mikut dhe dhëndrit.

Ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një nga linjat prej diasporës në Kosovë.

Nuk janë të rralla rastet kur diaspora kosovarë përfshihet në përleshje e rrahje në Kosovë, por kësaj radhe miku e dhëndri kanë zgjedhur t’i qërojnë hesapet mes tyre ende pa zbritur në tokën e Kosovës.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *