KLGJ mblidhet sot per te vendosur për fatin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok.

Për ILD, nga faktet dhe analiza ligjore provohet shkelja disiplinore nga ana e Kapedanit, e cila ka shkelur Kodin e Etikës Gjyqësore duke kryer sjellje të pahijshme dhe shkelur parimin e integritetit.

Kërkesa për shkarkimin e saj vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja Kapedanit kishte publikuar në rrjetin social ‘TikTok’ si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera.

Fakti që Elbasani prej shumë kohësh është cilësuar si qyteti i bandave dhe se ndodhet nën sundimin e krimit, nuk duket shqetësuese për kryetaren e gjykatës, pasi në vend të hetonte kriminelët, gjyqtarja filmonte veten e saj nën ritmet e këngëve ‘jam mafia’ apo ‘kallash kallash’.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here