Kërkoi ndërrim të masës së sigurisë “arrest me burg”, Gjykata e Posaçme lë në burg Ardjan Çapjan

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Ardian Çapjes për të zbutur masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundim të hetimeve. Çapja pretendoi se prokuroria nuk ka prova dhe kërkoi vendosjen e një mase sigurie më të lehtë.

Kërkesa e Çapjat për një masë sigurie më lehtësuese u bë pas shfaqjes së problemeve shëndetësore me zemrën, ndërsa kujtojmë se ai u shtrua në spital një ditë pas arrestimit në fundin e muajit Mars.

Ardian Çapja dhe vëllai i tij, Florjani i cili është në kërkim, janë të akuzuar për vrasjen e Gentjan dhe Beqir Nezirit, ndërsa për ngjarjen janë po ashtu të pandehur dhe Ervis Bardhi, Etien Cani, Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli.

Akuzat kundër tyre janë “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Momentalisht për këtë krim të dyfishtë të ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan, vijon të jetë në kërkim vetëm Florenc Çapja, ndërsa personat e tjerë janë arrestuar.

Ardian Çapja u vu në pranga një ditë më parë për vrasjen e Gentian Beqirit, ndërsa në kërkim u shpall nipi i tij, Florenc Çapja. Pas arrestit gjykata la në burg Çapjan. Ata janë akuzuar edhe më parë për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006.

Ndërsa në 2016, Ardian Çapja u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *