Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, vellai i kryeministrit shqiptar, në një intervistë në televizionin “News 24”, ka bere nje rrefim unik per jeten e tij si emigrant ne Amerike.

“Unë jam arkitekt në formim, por kam bërë shumë punë në jetë, madje edhe si kërkues shkencor.

Kur dëgjova këtë, pyeta se çfarë ka bërë zoti Laska më parë, përveçse president klubi dhe një kompanie kabllore që ka në Laç.

Në karrierën time ndaj diçka të përbashkët me të, pasi dikur kur isha emigrant në Amerikë, kam punuar për qejf banakier dhe kamerier në një lokal, por edhe menaxher restoranti.

Puna është nder dhe e ndaj këtë pjesë me Laskën, edhe pse nuk kam punuar kuzhinier.

Kjo ka qenë një periudhë e jetës time në Çikago për 8 muaj, pastaj karriera ime ka qenë kërkime shkencore.

Mjafton që zotëria të shkojë në “Google”, të shkruajë emrin tim dhe aty do të gjejë punimet shkencore që kam bërë në revista dhe botime prestigjioze ndërkombëtare”, tha ai.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here