Ngjarja tro.nditëse që ndodhi të enjten në qytetin e Elbasanit, la pas shumë pikpyetje. Disa njerëz i vunë gjithë fajin 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, por nga ana tjetër kishte edhe nga ata që i vunë fajin forcave RENEA.

Një nga efektivët e RENEA-s që mori pjesë në aksion, tregon se, 71 vjeçari fillimisht u që.llua me ar.më tip MP4 nga një distancë e vogël, duke u marrë një pl.umb në kraharor. Teksa ishte i plag.osur, ai u kërkoi ndihmë punonjësve të policisë.

Gjatë këtyre thirrjeve, efektivët shembën derën dhe u përballën sërish me breshërinë e plu.mbave. Pikërisht në këtë moment, forcat RENEA hodhën gaz lotsjellës, por Zhidru vazhdonte të që.llonte. Në këtë situatë, dhe në kushtet e vetëmmrojtjes, është urdhëruar që ai të elim.inohet nga një snajper, i vendosur përballë pallatit 5-katësh. Gjatë gjithë operacionit, forcat e policisë e kanë mbajtur Zhidrun në mbikëqyrje me kamera termike.

Kjo gjë dëshmohet edhe nga momentet kur drejtuesit e lartë të policisë kalojnë pranë pallatit të Zhidrus, pasi u siguruan që ai ndodhej në krahun tjetër të banesës. Pas ngjarjes, policia gjeti në banesën e tij, tr.itol e disa municione. Ndërsa një kamer zbulon momentin ku Zhidru shfaqet duke përgatitur tri.tolin për shpë.rthim, veprim ky që nëse do të ishte realizuar rrezikonte jetën e dhjetëra banorëve që ndodheshin brenda banesave të tyre në po të njëjtin pallat 5-katësh.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here