Megjithëse është një nga këngëtaret më të mira shqiptare dhe prej vitesh ka qëndruar në vëmendjen e publikut, Aurela Gaçe është siguruar që jetën private ta mbajë larg syrit të publikut. Pavarësisht se të gjithë e dimë që artistja është tepër e lumtur me familjen dhe bashkëshortin e saj Skerdi, ky i fundit nuk preferon të shfaqet shpesh në rrjete sociale apo intervista. Por këngës së re që Aurela do të publikojë sot, “Çupa nga Vlora”, ai i është dorëzuar tërësisht duke qenë protagonist dhe partner në videoklip.

Teksa ka ndarë një foto tepër të ëmbël me të pranë një motori këngëtarja shkruan:

“Ju prezantoj me partnerin e videoklipit. Ai do të qendrojë sa me larg vëmendjes publike, por kësaj here iu dorëzua këngës së re që ka PREMIEREN sot ora 18:00!
Për shume arsye… por presim dhe pak orë”. /News31

.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here