Këngëtarja e hiteve ‘Vetëm sonte’, ‘Romale’ etj, Eli Fara, ishte e ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”, ku një fanse kurioze e ka pyetur nëpërmjet emisionit se ç’profesion do të ndiqte nëse nuk do të bëhej këngëtare.

Eli ka rrëfyer për publikun se në fakt mund të ishte bërë shumë gjëra, por kujton me mall eksperiencën e saj si mësuese, menjëherë pas përfundimit të liceut artistik.

“Unë mund të isha bërë shumë gjëra. Pasi kam mbaruar shkollën unë kam punuar si mësuese e ciklit të ulët. Mbarova liceun artistik “Tefta Tashko Koço” dhe kisha të drejtë të ushtroja profesionin e mësuesisë. Më çuan në një fshat shumë larg, ku bëja rreth 30 minuta rrugë me autobus dhe 1 orë e 30 minuta në këmbë çdo ditë. Më pëlqente ai profesion dhe i kujtoj me dashuri ato momente. Kisha 36 nxënës vitin e parë që kam filluar punë me klasën e tretë. Ndërkohë që punoja, bëja edhe shkollën e lartë me korrespondencë. Ka shumë ish-nxënës që më shkruajnë tani, janë rritur, janë martuar. Unë isha e aktivizuar në atë kohë edhe me aktivitetet në qytetin e Korçës dhe pas viteve ’90 u shkëputa nga mësuesia. Kur kam kënduar këngën “Me 25 gërsheta” kam qenë edhe mësuese, fitova çmimin e parë me atë këngë. Ishte një atmosferë e papërshkrueshme.”- rrëfeu Eli para kamerës.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here