Ki kujdes! Mos dil nga shtëpia, do bëheni pjesë e 100-ditëshit –

Ultimatumi i kryeministrit Rama pak ditë më parë ndaj drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit, për të vënë në “shina” të gjithë strukturën, për 100 ditë ka sjellë reagime të shumta.

Një ndër ta është dhe gazetarja Anila Hoxha e cila vazhdon të ironizojë aksionet aksionet e policisë. Ajo ka nxjerrë dhe disa nga lëvizjet e policisë në ditën e katër të afatit.

Postimi i Anila Hoxhës: 

“QENDRO në shtepi ndryshe do behesh statistike e 100 diteshit !!! Dita e katërt e afatit ..luftë kri.mit të organizuar me titra.

Konkurs i paparë midis drejtorive policore . LEZHA : ushtron dhune fizike ndaj bashkeshortes , policia e arreston

Berati : ndalohet nje shtetase per mos kallzim kri.mi, arrestohen kater persona per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Dy te tjere procedohen

Durresi : procedohen dy shtetas që transportonin lende drusore ne menyre te paligjshme. Kukesi : operacioni Kepi, arrestohet kryeplaku i Gur- Kalise per kultivim droge

KORCA: goditet nje rast i armembajtjes pa leje. DURRES prapë : procedohen per muzike dy administratore

HIMARE: ndertoi pa leje, arrestohet. ELBASANi ; u konstatua me muzike te larte pas orarit, procedohet administratori

VLORE : vijon puna për monitorimin e zbatimit te masave kufizuese për parandalimin e perhapjes se Covidit, procedohet administratori i picerise për 5 kliente qe u gjeten ne subjekt

SHKODRA : vijon operacioni Gjysem finalja. LUSHNJA : ushtron dhune ndaj bashkeshortes, arrestohet

Dridhet toka edhe kri.mi. Korrupsioni dhe zengjini. Po e lufton policia. Ki kujdes , mos dil nga shtepia!”

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *