Kim Kardashian ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj një burri, për të cilin ka deklaruar se është përpjekur që të futet brenda shtëpisë së saj dhe e ka mgacmuar për disa muaj me radhë. Mësohet se ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” ndihet në rrezik për jetën ndaj edhe ka marrë këtë veprim. Mediat e huaja shkruajnë se avokati i saj, Shawn Holley, ka çuar rastin në gjykatë dhe mori një urdhër ndalimi të përkohshëm ndaj 32-vjeçarit të quajtur Charles Peter Zelenoff.

Sipas dokumenteve të zbardhura nga mediat Kim pretendon se ai vazhdon të postojë në lidhje me dëshirën e tij për të pasur një marrëdhënie fizike me të dhe ka shumë postime shqetësuese në lidhje me përpjekjen për të hyrë në shtëpinë e saj. Ajo pretendon se i riu e ka filmuar video jashtë shtëpisë dhe shton se ai është mërzitur nga fakti që nuk mund të hyjë brenda. Kim thotë se ndihet e frikësuar nga fakti se si ai e ka gjetur adresën e shtëpisë së saj, edhe pse ajo asnjëherë nuk e ka treguar atë. Gjykatësi ka dhënë aktualisht urdhrin e ndalimit të përkohshëm të Zelenoff, i cili duhet të qëndrojë larg saj në çdo kohë.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here