Një ak.sident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku katër persona të së njëjtës familje humbën jetën.

Ata ndodheshin në makinën tip Toyota, e cila u përplas nga një Audi që brenda kishte tre të rinj.

Mes jetêve të humbura ishin edhe ato të dy vogëlusheve.

Babai Eduart Gushu, 44 vjeç, bashkëshortja Silvana, 33 vjeçe dhe dy vajzat Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeçe ishin nga Patosi.

Familja e Eduartit jetonte prej 20 vitesh në Greqi dhe ishin kthyer për pushime në atdhe, ndërsa po shkonin te familjarët e Silvanës në Vlorë.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here