Kishte 132 vite në det, gjendet mesazhi më i vjetër në botë. Ja çfarë kishte…

0
233

This post has already been read 17 times!

Gjendet mesazhi më i vjetër në botë. Ai ishte në një shishe në Perth të Australisë, e kishte hedhur aty në det pothuajse 132 vite para.

Shishja është gjetur nga një familje në këtë vend.

Mediat e huaja shkruajnë se Tonia Illman kishte gjetur shishen, teksa kishte dalë për një shëtitje përgjatë dunave të rërës në një plazh në Australinë perëndimore.

Ndërkohë bashkëshorti i saj ka thënë për BBC se e kishte gjetur letrën në shishe, por që nuk ia kishte idenë se çfarë ishte ajo. Çifti më pas ka shkuar në shtëpi, e kanë tharë atë në mikrovalë dhe më pas e kanë lexuar.

Ekspertët kanë konfirmuar se është një mesazh autentik nga një anije gjermane. BBC shkruan se shënimi në shishe, që mbante datën 12 qershor 1886, ishte hedhur nga anija gjermane “Paula”, si pjesë e një eksperimenti në oqean dhe trajektoreve të lundrimit nga ana e Observatorit Detar të Gjermanisë.

Gjithashtu kujtojmë se më herët, rekordi botëror “Guinness” për mesazhin më të vjetër në shishe ishte 108-vjeçar. Familja Illman kishte kontaktuar me ekspertë vendas për të verifikuar moshën e shishes dhe, pas kontakteve edhe me zyrtarë gjermanë ishte konfirmuar gjithçka.

Me mijëra shishe janë hedhur në det gjatë eksperimentit 69-vjeçar të Gjermanisë. Familja Illman ia ka huazuar zbulimin e saj Muzeut Perëndimor australian, për dy vitet e ardhshme, e ai do të ekspozohet duke filluar nga e mërkura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here