Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi. Një person shkoi me urgjencë në spitalin e Urfas dy ditë më parë pasi kishte dhimbje të forta në zorrën e trashë.

Mehmet Akif İnan i tha mjekëve se kishte shkuar për të bërë kupa tek një mjek popullor në qytet dhe padashje, teksa kurrizin e kishte të lyer me vaj i kishte hyrë një gotë çaji në anus.

Mjekët nuk i besuan fillimisht fjalëve të tij, por pas bërjes së një ekoje zbuluan se ishte e vërtetë. Menjëherë u fut në sallën e operacionit dhe gota e çajit u hoq nga trupi i turkut, i cili tashmë falenderon mjekët për sikletin që i larguan.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here