“Kishte një grua tjetër mes tyre”, hetimet për rastin e 20 vjeçares marrin tjetër kthesë





Hetimet për ngjarjen ku humbi jetën 20-vjeçarja Caroline Crouch nga burri i saj Babis Anagnostopoulos kanë marrë një kthesë të papritur. Policia greke po dyshon se ka pasur një person të tretë në marrëdhënien e tyre. Gazetari Vassilis Lambropoulos tha se piloti 32-vjeçar kishte kontakte me një grua që ende nuk është bërë e njohur për mediat, e ndoshta kjo është arsyeja se përse Crouch donte që të largohej nga shtëpia.

Për këtë grua, e cila është rreth 40 vjeç, ka informacione sesi është njohur me pilotin, ndërsa nga hetimi rezulton se kohët e fundit, kur policia kontrolloi celularin dhe kontaktet telefonike të 33-vjeçarit, nuk ka pasur asnjë bisedë me tyre. Megjithatë përjashtohet fakti se ajo mund të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë.

Por tradhëtia mund të ketë qenë shkaku. Piloti kërkon që ta “shesë” ngjarjen si një ndodhi të momentit, por nëse kjo tezë qëndron, atëherë do të thotë se ai e planifikonte prej kohësh ekzek utimin e gruas së tij.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *