“Klithmat e grave të dhunuara”. Edi Ramës ‘si ndahet shpirti nga Saimir Tahiri, ja ç’bën sot, e ‘rikthen’ në… –





Kryeministri Edi Rama ka folur sot me tone tejet të forta dhe parakajmërimie tronditëse për Policinë e Shtetit. Sot gjatë fjalës së tij në takimin me drejtues të Policisë së Shtetit, Kryeministri Rama ka kërkuar rikthimin e projektit të Saimir Tahirit që pati shumë sukses , ‘Komisariatin Dixhital’.

Rama ngriti alarmin për dhunën në familje, sipas të cilit ajo shpërfillet në komisariatet tona. Kryeministri kërkoi ndërhyrje emergjente për këtë fenomen.

“Prioriteti i fundit është vënia në përdorim me një standard tjetër dhe teknologji tjetër dhe me një protokoll më rigoroz i “Komisariatit Dixhital”. Komisariati Dixhital ka qenë një ndihmë e madhe dhe tani kemi mundësi ta çojmë në nivel tjetër dhe qytetari ta ketë në xhep dhe ai “sy” të jetë në dorën tuaj.

Te “Komisariati Dixhital” do të përmend një element shumë denoncues. Denoncimet për dhunën në familje. Është shumë shqetësuese që policia e Shtetit ka një ndjeshmëri shumë të ulët ndaj këtij problemi.

Është shqetësues fakti që në komisariate shpërfillen klithmat e grave dhe vajzave që dhunohen. Shpërfillen totalisht vuajtjet dhe dhimbjet e patregueshme të atyre që mund të ishin gratë dhe motrat e secilit prej jush dhe nesh. Në këtë aspekt duhet ndërtuar brenda sistemit një rrjet me persona përgjegjës.

Numrin e caktoni ju, që të merret me dhunën në familje dhe që çdo thirrje të trajtohet me maksimumin e respektit për ato gra dhe vajza që përfundojnë në tehun e sopatës. S’ka mirëkuptim me burrat në këtë fushë. Policia s’mund të jetë kopje e gjykatave që marrin lekë nga abuzuesit dhe i lënë të lirë në sallë duke i hedhur në fyt të vajzave e grave.”, u shpreh Rama.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *