Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin për masat kufizuese




Mbledhja e sotme e Komitetit Teknik që monitoron dhe merr masat e nevojshme kundër pandemisë ka evidentuar një situatë përgjithësisht të qëndrueshme në vend.

Komiteti mendon të propozojë për Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që arsimi i mesëm të braktisë skenarin e alternuar për të rifilluar leksionet në klasë, “ në respektimin e rreptë të masave parandaluese”.

Duke evidentuar një rritje të lehtë të rasteve, por edhe një ulje të rasteve të shtrimeve dhe të intubimeve, Komiteti nënvizoi edhe optimizëm për fushatën e vaksinimit, që sipas tyre e radhit Shqipërinë si një nga vendet më të avancuar në rajon, para edhe Kroacisë.

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *