Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës pas mesnatës rreth orës 00:30 të 27 qershorit, ku katër persona kanë mbetur të vra.re dhe dy të tjerë janë pla.gosur pas një konflikti. Dyshohet se konflikti ka nisur për hapësirat publike në plazh.vik.tima e ngjarjes janë Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Kurse të pla.gosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.
Sipas informacioneve të marra, Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut që mbeti i vra.re në atentati mafioz në Zonën e Livadheve teksa po kalëronte.

Ai është pronar i “Hotel Fantazia” në Velipojë dhe “Hotel Fantazia” në Zues. Ndërkohë i plagosuri tjetër, Hasani është vëllai i Kujtimit, edhe ai ka një biznes në plazhin e Velipojës.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak orë pas mesnatës, drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj ka shkuar në Velipojë bashkë me Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu. /News31

.



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here