Konkurrenti i “PërPuthen” e thotë hapur: Jam bi!

0
36

This post has already been read 31 times!

Graciano, është një nga personazhet që është tallur më së shumti në rrjete sociale.

Ai është cilesuar nga ndjekësit si “gay” dhe se në studio ka ardhur vetëm për famë.

Në takimin që Graciano zhvilloi me Anën, ai tregoi se nuk është “gay”, por “bi”.

U shpreh se ka raste që tallet në jetën e përditshme, por nuk mërzitet.

Thotë se këtë gjë e tregon për herë të parë dhe zgjodhi për t’ia thënë Anës, sepse me të vërtetë për të ka një pëlqim.

Ana: Unë pash personin indiferent që shpesh herë dëshironte të fliste dhe nuk e merrte guximin për të folur.

Graciano: Më ka bërë pak përshtypje, nuk ndodh në jetën e përditshme, sepse në këtë vend jetojmë dhe është pak mentalitet i mbyllur, unë nuk jam gay. Unë jam bi, të pranoj ty sepse ndihem shumë mirë me ty. Është herë e parë që e pranoj këtë gjë.

Ana: Unë të sugjeroj ta pranosh veten si je dhe mos të mendosh çfarë mendon bota për ty.

Graciano: Unë nuk paragjykoj pjesën e të qenit gay, bi. Unë u futa aty, çfarë ke lidhje ti me këtë emision. Si unë që vishem, kam qejf të eksperimentoj me veten, më pëlqen të kurohem të vishem, është edukatë. Nuk e kuptoj që ndodh pjesa e bullizmit. Unë kam zgjedhur një rreth shoqëror që përshtatem shumë. Kam më shumë shoqe.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here