Konsullata ben njoftimin e rendesishem per Pasaportat, ja cfare duhet te dini

0
17









Të nderuar qytetarë!

Ju informojmë se:
➡️Duke filluar nga janari 2021, siç edhe jeni tashmë në dijeni, takimi për rinovimin e Pasaportës dhe Kartës ID caktohet nga vete aplikanti,👨‍💻duke përzgjedhur vete datën dhe orën e takimit në Konsullatë pasi të keni aplikuar në platformën www.e-albania.al –
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
✅Takimet caktohen edhe brënda ditës në varësi të kohës dhe mundësisë suaj.
✅Njoftimi për prodhimin dhe mbërritjen e Pasaportave dhe Kartave ID publikohet në faqen e Facebook-ut, sipas datës që jeni paraqitur në Konsullatë.
✅Shpërndarja e Pasaportave dhe Kartave ID bëhet:

Duke dërguar kuponin tuaj me poste ose korrier, në një zarf të parapaguar, në adresën e Konsullatës, :
✉️Via Pasqualle Villari 50, 70122 Bari, ose,Me paraqitjen tuaj në Konsullatë për tërheqjen e tyre, çdo ditë gjatë orarit zyrtar.⏱
➡️Për veprime të tjera konsullore si Leje Kalimi, Prokura apo Vërtetime të ndryshme nuk është e nevojshme të caktoni takim, por mjafton të keni bërë aplikimin online për shërbimin që dëshironi, pagesën përkatëse në Bankë dhe dokumentacionin e nevojshëm.






Previous articleKa 43 vite në Alaskë, biznesmeni shqiptar zbulon çfarë i mungon nga Shqipëria






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here