Policia e Shkodrës ka arrestuar një 49-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Arrestimi erdhi pas kontrolleve të befasishme që policia e Shkodrës po kryen ditët e fundit.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin Isuf Isufi, të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të kri.mit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Isuf Isufi, 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

 

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here