Korçë/ 10 vjeçari bie nga biçikleta, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një fëmijë 10 vjeç është rrëzuar nga biçikleta dhe ka marrë dëmtime të mëdha në kokë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Leminot, në Maliq të Korçës.

I vogli ka qenë duke luajtur në momentin që ka rënë nga biçikleta dhe ka pësuar dëme të mëdha. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e zonës ku është futur për disa minuta në intubim, e më pas është nisur me urgjencë, me helikopter drejt Tiranës.

10-vjeçari ka marrë dëmtime të mëdha në kokë, mushkëri e pjesë të tjera të trupit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Traumës.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *