Pas ndërtimit të terminalit të autobusëve në Korçë një pjesë e banorëve të lagjes 9 të qytetit kanë protestuar duke kërkuar vendosjen e sinjalistikës rrugore për shkak të trafikut të rënduar në zonë.

100 familje dhe dhjetëra biznese që gjenden në rrugën në krah të terminalit, pas hyrjes në funksion të tij përballen me lëvizjen e shtuar të mjeteve ndërsa në gjithë gjatësinë e saj nuk ka asnjë vijëzim për kalimin e këmbësorëve apo edhe sinjalistike vertikale.

Për këtë arsye ata i janë drejtuar edhe me një peticion bashkisë duke kërkuar zgjidhjen e kësaj problematike.

Situata kaotike vendos në vështirësi jo vetëm banorët, por edhe shumë kalimtarë e mjete për shkak se është një prej zonave me lëvizshmëri më të lartë të qytetit.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here