Koronavirusi në Shqipëri, 43 raste të reja në 24 orët e fundit





Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3526 testime nga të cilat 43 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me ditët e fundit.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa 5 janë shëruar. Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 43 qytetarë, në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.

Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 43

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3526

Testime totale 862,958

Raste pozitive 132,740

Raste të shëruara 130,086

Raste Aktive 198

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 89

Elbasan 21

Vlorë 17

Durrës 16

Fier 15

Shkodër 13

Lezhë 13

Kukës 9

Korçë 4

Gjirokastër 1




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *