Kourtney Kardashian zbulon veprimin e Scott Disick që i çoi drejt ndarjes

Klani i “Keeping Up With The Kardashians” ka realizuar sëfundmi një intervistë me Andy Cohen. Ndër të tjera, motrat e reality show treguan se u lodhën shumë nga spektakli dhe ndaj vendosën që pas 20 vitesh t’i jepnin fund.
Një ndër temat që u prek ishte dhe lidhja e Kourtney Kardashian me Scott Disick, e cila përfundoi në vitin 2015.“A mendon se lidhja juaj do të kishte përfunduar ndryshe nëse nuk do të kishte zbuluar shumë prej saj?”, pyeti Cohen 42 vjeçaren.

“Me siguri, por mendoj se abuzimi me substancat ishte pika ku u prish gjithë marrëveshja”, u shpreh Kourtney.

“Isha shumë i papërgjegjshëm”, u shpreh Disick, duke konfirmuar se ishte pikërisht ku veprim i tij arsyeja kryesore e ndarjes.

Scott, 38 vjeç, është momentalisht në një lidhje dashurie me modelen Amelia Hamlin, 19 vjeç, me të cilën u fotografua para dy ditësh dorë për dore në Malibu.
/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *