Krimi tronditës para syve të fëmijëve, avokati që pa gjithçka zbërthen detajet bombë –

Avokati Osman Jazo u bë dëshmitar në krimin e rëndë që tronditi Elbasanin disa javë më parë.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e Liljana Buzos, nga bashkëshorti i saj Koço Buzo.

Në një bisedë me emisionin “Me zemër të hapur”, avokati tregoi se ditën e krimit, u shmang një tragjedi edhe më e rëndë.

Pyetje: Djali i çiftit adoleshent ka pasur kallashin e babait e ka dashur t’ja drejtojë babait kur ka parë nënën e tij të shtrirë dhe atë çfarë po bënte babai me kufomën e nënës, është e vërtetë?

Avokati: Këtë pjesë mund ta them saktë se kam qenë vetë personi që kami bërë të mundur …se ai ishte tepër i tronditur, madje më mbrapa është shprehur që nuk e ka ditur që e shoqja kishte ndërruar jetë.

Aty mund të ndodhte tragjedi më e rëndë se një adoleshent kur shseh nënën të gjakosur në grahmat e fundit mund të ndodhte dicka.

Ne ishim 2-3 metra distancë, njëri nga demtë i kishte kapur automatikun në momentin kur autori ishte, me vjen keq se nuk ishte person problematik, këtu ka qenë dhe ndërhyrja e dytë i jam hedhur dhe i kam kapur automatikun se kishte dhe thikën në dorë, ka bërë dhe 2-3 metra ecje e më pas ka hedhur thikën ,në atë kohë ndërhyri dhe djali.

Pyetje: Njohja juaj me Koço Buzon. E keni njohur për njeri të qetë por në çkushte?

Avokati: Kur kemi qenë të rinj në polici, nuk e kam njohur për problematik madje jam habitur kur vajta se nuk e dija kush qe, dija që kishte një problem të tillë se kishte një cështje të hapur me konfliktin me gruan, me të ndjerën por nuk dija në ç’shkallë , dukej një radhë që më erdhi i shqetësuar, por s’më dukej problematik.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *