Kristi Pinderi tregon pse duhet hequr fjala “nënë”, jep shembullin e dy shoqeve të tij…

Aktivisti i LGBT-së, Kristi Pinderi është bërë pjesë e debatit për zëvëndësimin e fjalës “nënë” me atë “prind”. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social, ai merr rastin e dy mikeshave të tij, që po rrisin dy fëmijë.

 

Pas një sërë pyetjesh, ai përsërit nëse fëmijët kanë të drejtë të rriten me dashuri, por në këtë rast në kushte të pabarabarta. Sipas Pinderit, është e nevojshme që ligji të ndryshohet në mënyrë që fëmijët e personave që jetojnë bashkë dhe janë të të njëjtit seks, të mos shikohen ndryshe.

 

Teksa lexoj këto lajme, më bëhet mishi kokërr dhe nuk e di ku po shkon kjo botë. A mos vallë ka ardhur fundi? Unë për vete kur dëgjoj fjalën “Nënë”, më vijnë në mend këto vargje:

E lehte është jeta kur di që kam nënë,

N’çdo çast t’vështirë e ndjej pranë,

Në breng e halle ajo më ka qenë,

Rreze që dritë shpërndan.

Nënë, emër i dashur për mua,

Më je e shtrenjtë, të dua!

Sa jetë e tërë për ty unë thur melodi!

 

POSTIMI I PLOTË I KRISTI PINDERIT:

“Dy shoqet e mia ne Shqiperi po rrisin aktualisht bashke dy femijet e tyre. A kane te drejte ato qe t’i mbrojne femijet e tyre? A eshte prinderimi me shume se nje ngjarje biologjike nje proces qe bazohet te dashuria pa kushte e prindit per femijen? A kane te drejte keto dy nena te reja te duan pa kushte femijet e tyre?

 

A kane te drejte ato qe kur femijet te rriten edhe ti pyesin ato t’u thone femijeve: beme gjithcka per t’ju mbrojtur?

 

A kane te drejte femijet te trajtohen nga shteti dhe institucionet me te njejtin dinjitet qe duhet trajtuar cdo femije? A kemi ne si shoqeri te drejte te shqetesohemi kur dy femije nuk trajtohen njesoj si femijet e tjere nga ligji? A eshte ligji nje script i incizuar ne gur, apo eshte nje produkt qe shoqeria e nderton per te na e lehtesuar jeten?

 

A duhet ndryshuar nje ligj kur ai ligj deshton te shikoje te gjithe femijet njesoj? A kane te drejte femijet te kene jete familjare, te rriten te shendetshem, te kene historine e tyre dhe te drejten qe te ndertojne nje te ardhme te perbashket me njerezit qe po i rrisin me dashuri dhe vetmohim njesoj si cdo prind tjeter, por ne kushte te pabarabarta? A jane shqiptare ata femije dhe a duhet te presin nga shteti shqiptar gjithcka qe pret cdo shqiptar tjeter?

 

Një debat ka nisur në rrjetet sociale pas kërkesës që organizatat LGBTQI kanë bërë në Francë për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi 1”. Në Shqipëri kërkesa shihet si një përpjekje për të deformuar familjen, ndërkohë që mbështetësit e grupit thonë se ky është një hap më tej drejt barazisë dhe trajtimit njësoj të fëmijëve të këtij grupi.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *