Kryebashkiaku i Mallakastrës jo vetëm “njësh” në boks, por dhe në tendera; 134 xhambazllëqe me klientët e tij –

Pas denoncimit nga deputeti i zgjedhur Petro Koçi, për tenderat që kryebashkiaku Armando Subashi i Fierit, u jep firmave me pronarë eksponentë të botës së kri.mit; në “Pamfleti” ka ardhur një denoncim dhe për tenderët klientelistë e korruptivë që jep kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Është kryebashkiaku i Mallakastrës, i dënuar me 3 vite burg në Greqi për rrahje, Qerim Ismailaj që ka dhënë prova, se nuk qenka i fortë vetëm për boks, por edhe për tendera me shumicë e pazare të pista.
Pas investigimit të bërë, rezultoi se denoncimi është i saktë; provuar nga procedurat e tenderave të bërë në shkelje të ligjit “Për prokurimet” dhe ligjit “Për qeverisjen vendore”, konstatuar e bërë evidente dhe nga APP e KPP.

Gjatë 2 viteve në krye të Bashkisë Mallakastër, “Qerim beu”, siç e thërrasin banorët dhe biznesmenët; ka bërë 152 tendera; të fundit e ka njoftuar më 7 korrik dhe e ka bërë më 8 korrik 2021, me negociim e vlerë 100% të fondit 7 milionë lekë, për “Pritje-përcjellje me rastin e festës “Besëlidhja e Poçemit”, por pa deklaruar se cilës firmë ia ka ngritur këtë “dolli” me taksat publike.

Nga 152 tendera, 134 janë bërë pa garë, me rivalë, me oferta zero lekë, me negocim pa shpallje paraprake, me dokumente tatimesh e kontrata qeraje makineri dhe pajisje false, me spcifikime të qëllimshme për t’i fituar firmat e paracaktuara e me 98%-100% të vlerës së fondit limit.

Madje në muajin korrik, në listën e pazareve të “Qerim beut” të Bashkisë Mallakastër, përveç firmës “Shëndelli shpk” të Yzedin Boxhajt, është futur dhe firma “Kupa shpk” e gomistit Shkëlqim Kupa, xhambaz i Lali Erit, Taulant Ballës e Rakip Sulit.

Fakti është ky: Shkëlqim Kupa i skeduar nga drejtësia si mjeshtër i korruptimit të kryetarëve të bashkive; rezulton se më 6 korrik 2021, ka marrë nga Bashkia Mallakastër, tenderin “Ndërtimi i linjës së transmetimit të rrjetit të jashtëm të ujësjellësit rajonal nga burimi Poçem”.

Këtë tender, sikur ta kishte buxhet personal, kryebashkiaku “Qerim beu” ia ka dhënë Shkëlqim Kupës në vlerën 4.8 milionë Euro, ose sa 99.6% e fondit limit; madje ka sajuar dhe garë false, duke përdorur me ofertë “zero lekë” firmën “KMK shpk”, të mikut të tij nga Hekali, Kelmend Mehmet Caushi.

E “turbullt” është dhe dosja me tenderat e “Ujësjellësi Mallakastër Sh.A”, që çuditërisht i bën kryebashkiaku, kur kjo është “Shoqëri Anonime” e duhet t’i administrojë vetë të ardhurat; prandaj ka bord, mirëpo administratori dhe dy bordistët, bëjnë “lepe peqe” para çdo urdhëri të “Qerim beut” e firmosin letrat.

Guximi për të abuzuar me tenderat deri në kr.im ekonomiko-fianciar, është i qëllimshëm, mbasi kryebashkiaku i Mallakastrës e njeh shumë mirë ligjin, sepse është diplomuar “Shkëlqyer” me diplomë Bachelor e Master për Juridik te universiteti “Kristal”, ndërsa gjatë rebelimit të vitit 1997, ka marrë diplomë për historian e gjeograf në Elbasan. Kaq për sot./Pamfleti

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *