“Kryeministri e ka lënë porosi dhe…”/ Kryebashkiaku ‘nën tutelën’ e Ramës, çudit me atë që iu thotë qytetarëve –

Vijon procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti fatal. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë sot në Vaqarr në familjen Dumi e cila sot futet në shtëpinë e re.

“Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në shtator, kopshtet, çerdhet dhe vazhdojmë me proçesin e rindërtimit. Siç ka lënë porosi kryeministri, deri tek shtëpia e fundit. Nuk do të gjejmë rehat deri sa të mbarojë edhe shtëpia e fundit edhe të sigurohemi që secili është futur në një banesë të re”, pohoi Veliaj.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *